Anëtarësimi në BE, Meta thirrje politikës: Kërkohet reflektim urgjent! Fokusohuni tek rezoluta!

Në një konferencë për shtyp presidenti Ilir Meta përshëndeti rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë ku rekomandohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Në fjalën e tij Meta nënvizoi problemet sipas tij pengesa për anëtarësimin e vendit në BE. Ai i bëri thirrje forcave politike të fokusohen seriozisht tek përmbajtja e kësaj rezolute dhe në zgjidhjen e problemeve.
“Dua të vlerësoj votimin e rezolutës, për anëtarësimin në BE dhe kjo varet nga reformat e thella, shpreh shqetësim për klimën e polarizuar politike, shpreh keqardhje për ndryshime jo konsensuale, nga maxhoranca para zgjedhjeve të 25 prillit, bëj thirrje që të tregohet pjekuri politikë, shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare në nivele të larta. Nënvizon nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrje përfshirë miratimin e një ligji për referendumet. Vërej nevojën për përmirësim të nevojës për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes, pavarësisht medias dhe pluralizmit.
I bëj thirrje qeverisë të përmirësojë aksesin e punës së saj, shpreh shqetësim serioz për rrjedhje të të dhënave personale. Bëj thirrje autoriteteteve të rrisin parandalimin, për keqpërdorimin e të dhënave personale. Fakti që përmendet regresi i Shqipërisë në 5 vite dhe indeksit të korrupsionit. Të gjithë aktorët, qeveria, opozita, të gjithë aktorët e shoqërisë civile të fokusohen seriozisht tek përmbajtja e kësaj rezolute, unë mbështes fuqimisht hapjen e negociatave, pavarësisht prapambetjes që kemi, populli shqiptar meriton të hidhet një hap përpara, por këto probleme janë pengesa të pakalueshme për çdo vend që do të anëtarësohet në BE”, tha Meta.
Meta nuk shprehu asnjë interes lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj opozitës pasi i konsideron krim djegjen e mandateve,bojkotin e zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi nga ana e tyre.
“Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi. Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet. Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm”, the Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




