Angela Merkel – Vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor

Botë | 5 vite më parë

Më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel zhvillon një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor.

Më 14 shtator Kancelarja do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tregu i Përbashkët Rajonal

E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal.” Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 Korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, tëquajtur Open Balkan./DW


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme