Anija “Butrinti”, stërvitje në detin Egje me anijet aleate

Aktualitet | 3 vite më parë

Anija shqiptare “Butrinti” zhvilloi një stërvitje në detin Egje me anijet aleate të të njëjtit grup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo stërvitje, teksa theksoi se, “anija shqiptare “Butrinti” me mision në detin Egje, veç detyrave për parandalimin e migracionit të paligjshëm zhvilloi edhe një stërvitje me anijet aleate të të njëjtit grup”.

Ekuipazhi shqiptar ndërveproi me anijen gjermane “Oldenburg”, greken “HS Mikonos” dhe turken “TCG Kumkale”, për të rritur bashkëpunimin gjatë operacioneve të zbatimit të ligjshmërisë në det.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme