Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane “Pegnitz M1090”

Aktualitet | 2 vite më parë

Anija “Oriku” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, të cilët janë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtare me anijen gjermane “Pegnitz M1090”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot përmes rrjeteve sociale se, në këtë stërvitje me anijen komandë të operacionit në Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve dhe manualeve të NATO-s në det.

Ndërkohë që ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme