Anija turistike “MS Monet”, kroçera e radhës e ankoruar në Portin e Durrësit

Anija turistike “MS Monet” është kroçera e radhës që është ankoruar në kalatën nr. 5 në Portin e Durrësit.
Ajop ka sjellë 60 turistë të huaj në qytetin e Durrësit.
“MS Monet” ka kapacitet akomodues deri në 158 pasagjerë, është 68 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë.
Kjo nuk do të jetë vizita e vetme e “MS Monet” në Portin e Durrësit. Kroçierat do të rikthehet sërish në brigjet e Durrësit përgjatë këtij sezoni veror.
Përfshirja, gjithnjë e më shumë në guidat turistike e Shqipërisë dhe pikave turistike të saj, shënon edhe interesin e shtuar të pushuesve të huaj për vendin në këtë sezon turistik veror që sapo ka nisur.
Raporti i INSTAT-it për turizmin bën të ditur se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022, duke i besuar turizmit shqiptar pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.
Shifra është 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, të ardhurat vjetore nga turistët e huaj në vitin 2022 arritën 2.84 miliardë euro, ose 36 % më shumë sesa në vitin 2019.
Autoritetet në vend janë optimiste për një sezon të mbarë turistik edhe përgjatë këtij viti. Ata kanë deklaruar se deri tani janë rezervuar 83 % e kapaciteteve turistike në Shqipëri.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



