Anijet e mëdha turistike, Durrësi do të mirëpresë 17 të tilla

Sociale | 5 vite më parë

17 anije të mëdha turistike pritet të ankorohen përgjatë këtij sezoni turistik në portin më të madh në vend. Ky lajm i mirë vjen tashmë kur anija e parë për këtë vit u ankorua pak ditë më parë në Durrës.

Pas dy viteve mjaft të vështira për shkak të pandemisë Covid-19, ku industria e krocerave ishte ndër më të goditurat, këtë sezon veror pritet që ky sektor të kthehet në eficencë të plotë. 

Kapiteni i portit, Tauland Allka, tregon për se numri i anijeve turistike mund të mbërrijë këtë vit në 20 të tilla, ndërsa pritet të operojnë me kapacitet të plotë pasagjerësh, ndërsa nga Autriteti Portual Durrës është mundësuar dhe infratruktura e nevojshme. 

Në vitin 2019, kur shifrat e industrisë së turizmit ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë, numri i jahteve turistike që ndaluan në portin e Durrësit për 1 deri në 3 ditë ishte vërtet shpresëdhënës.

Në krahasim me vitin 2020, kur portin e vizituan vetëm 84 jahte, në 2021 numri i tyre ishte rreth 5 fish më i lartë, më shumë se 300 jahte dhe veliera.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme