Anijet e peshkimit së shpejti me sistem automatik identifikimi

Ekonomi | 2 vite më parë

Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi (AIS), njofton Scan TV.

Ndryshimet në ligjin për peshkimin parashikojnë se  ky detyrim duhet të përmbushet individualisht nga zotëruesit e anijeve.

Duke filluar nga data 1 janar 2025 ky detyrim duhet të plotësohet për anijet e peshkimit me gjatësi mbi 24 metra.

Ndërkohë, duke filluar nga data 1 qershor 2025 për anijet e peshkimit me gjatësi 18-24 metra dhe duke filluar nga data 1 janar 2026 për anijet e peshkimit me gjatësi 15-18 metra.

Synimi i kësaj nisme është të luftohet peshkimi i paligjshëm, i paraportuar dhe i parregulluar. Por ajo synon dhe ngritjen e një sistemi monitorimi me bazë satelitore për aktivitetet e peshkimit të anijeve të peshkimit me flamur shqiptar kudo që mund të jenë ato anije, si dhe të aktiviteteve të peshkimit të këtyre anijeve në ujërat ndërkombëtare.

Sipas Scan TV

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme