Ankimoi masën e sigurisë, Meta në 19 Dhjetor në Apelin e GJKKO

Politikë | 2 vite më parë

Seanca në Gjykatën e Apelit ndaj ish presidentit Ilir Meta do të mbahet më 19 dhjetor, ora 10:00. Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua për akuzat korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Rreth 3 javë më parë, GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. 

Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme