Ansu Fati rikthehet nga dëmtimi

Spanjë | 5 vite më parë

Ansu Fati, 18 vjeç, tashmë ka nisur të vrapojë, madje arrin 30 kilometra në orë, sipas atyre që ndjekin stërvitjen e tij te Barcelona. Ai është gati të rishfaqet në fushë në javën e dytë të shtatorit. Edhe pse është përcaktuar që brenda pak ditësh ai do të bashkohet me grupin e drejtuar nga Ronald Koeman, vendimi, në çdo rast, është në dorë të vetë lojtarit, durimi i të cilit ka qenë vendimtar gjatë një rikuperimi që ka zgjatur dhjetë muaj. Gjatë të cilit janë kryer katër ndërhyrje, që nga dëmtimi që pësoi më 9 nëntor në ndeshjen kundër Betisit.

Mjekët vendosën që nga ndërhyrja t’i hiqej vetëm një pjesë e maniskut, në mënyrë që të ruhej gjuri nga dëmtimet e mëvonshme. Për më tepër, pa menisk, në moshën 28 vjeç, për lojtarin do të ishte shumë e vështirë për të luajtur për shkak të konsumimit.  Pas operacionit të tretë, lojtari, nuk u kthye në Barcelonë, por filloi rikuperimin në Madrid me Joaquin Juan, një fizioterapist i njohur i cili ka punuar me Gasol, Nadal dhe Cristiano Ronaldo.

“Ansu ka punuar si i çmendur. Ai nuk ka bërë pushime, nuk ka shkuar asnjë ditë në plazh. Ai ka qenë i shqetësuar vetëm për kthimin sepse dëshira e tij më e madhe është të ketë sukses në futboll dhe në Camp Nou ”, zbulojnë burime pranë lojtarit, të kënaqur edhe nga vendosmëria me të cilën është kthyer. “Laporta dhe Koeman gjithashtu e ka inkurajuar futbollistin për gjithë sakrificën që ka bërë”.

Fati, vetëm para një muaji e gjysmë u kthye në Barcelonë, kur ka humbur pjesëmarrjen në Evropian dhe Olimpiadë. Tashmë përgatitet të ndihmojë Barcelonën për sezonin e ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme