Antonio Konte, jo i lumtur që luhet tetë ditë pas Botërorit

Angli | 4 vite më parë

Antonio Conte nuk është i lumtur të rifillojë kampionatin vetëm tetë ditë para përfundimit të Botërorit. Ai e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp në prag të Boxing Day në Premier League, ku Tottenham-i i tij do të hapë programin me ndeshjen e drekës ndaj Brentford, një nga skuadrat surprizë të sezonit. “Unë nuk jam shumë i lumtur – tha trajneri italian -, megjithëse duhet të jem i lumtur sepse 12 lojtarë të mi ishin në Katar dhe kjo do të thotë se ne jemi në drejtimin e duhur për të provuar të fitojmë diçka. Por tani nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është e nivelit të lartë”.

Conte ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë vetëm lojtarët që nuk janë përfshirë në Botëror për ndeshjen, pasi tashmë ka njoftuar se dy që ishin në finale, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero, nuk do të luajnë gjithsesi. “Lojtarët që kanë qenë këtu kanë punuar për katër javë dhe tani janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe tani jam i sigurt se janë më mirë se ata që erdhën nga Katari”.

Rodrigo Bentancur nuk do të jetë në fushë për shkak të një skualifikimi, por uruguaiani po përballet edhe me një problem të lehtë muskulor. Richarlison, i cili u dëmtua me Brazilin në Katar, do të jetë jashtë për të paktën një muaj, ndërsa problemi i tendinës të Lucas Moura vazhdon: “Është një situatë e vështirë sepse nuk është sikur nuk e kam – shpjegoi Conte -. Mëkat, sepse ai është një lojtar i mirë, një djalë i mirë, por ai po mundohet shumë për ta zgjidhur këtë problem. Nuk e di se çfarë do t’i ndodhë në të ardhmen”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme