Antony Blinken takohet me Mahmud Abbasin: Vendbanimet pengojnë paqen izraelito-palestineze

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kritikuar aktivitetin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duke i cilësuar ato si një pengesë për paqen mes dy vendeve.
Këtë qëndrim Blinken e mbajti pas takimit me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.
Ai nënvizoi kundërshtimin e SHBA-ve ndaj një platforme kyçe të qeverisë së re të Izraelit, e cila synon të forcojë vendbanimet.
Vizita e Blinkenit vjen pas tensioneve dhe pas një vale sulmesh vdekjeprurëse dhe një sulmi ushtarak.
Dhjetë palestinezë dhe të paktën një civil – u vranë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten në incidentin më vdekjeprurës të këtij lloji kur forcat izraelite kryen një sulm kundër një celule për të cilën autoritete e Izraelit thanë po planifikonte të kryente një sulm të afërt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




