AP: Shqipëria do të strehojë afganët nën drejtimin e SHBA-ve

Politikë | 5 vite më parë

“Shqipëria do të strehojë afganët nën drejtimin e SHBA-ve”, kështu e ka nisur artikullin e sotëm Associated Press. Ajo flet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “Pa dyshim që ne nuk do të themi jo”. Në artikull shkruhet se qeveria shqiptare gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të dy OJQ -ve amerikane për të strehuar qindra intelektualë afganë dhe gra aktiviste, të cilët janë kërcënuar me ekzekutim nga talebanët.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë thotë se vendi i tij do të strehojë përkohësisht qindra afganë që punonin me forcat ushtarake paqeruajtëse perëndimore dhe tani janë të kërcënuar nga talebanët. Në faqen e tij në Facebook, Edi Rama tha se qeveria amerikane i kishte kërkuar Shqipërisë që të shërbente si “vend tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar”.

“Pa dyshim që ne nuk do të themi jo,” tha ai.

Ai shtoi se qeveria shqiptare gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të dy OJQ -ve amerikane për të strehuar qindra intelektualë afganë dhe gra aktiviste të cilët janë kërcënuar me ekzekutim nga talebanët. Kryeministri shqiptar tha se vendi i tij qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara “jo vetëm kur ne kemi nevojë për to për problemet tona … por edhe kur ata kanë nevojë për ne, në çdo kohë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme