Apeli i GJKKO-së dënon përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën

Apeli i GJKKO ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish kryebashkiaku i Bulqizës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Alla do të vuajë 2 vite burg.
Alla u arrestua më 15 mars të këtij viti bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Lefter Alla dhe zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës akuzohen për “shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe falsifikim të dokumenteve, në lidhje me projektin e një ujësjellësi në Bulqizë me vlerë 3.2 milionë dollarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




