Aplikim për bursa në UAMD – Marrëveshje bashkëpunimi me universitetin Cote d’Azur në Francë

Alekandër Moisiu është një universitet ndërkombëtar I angazhuar në projekte dhe bursa studimi falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me dhjetëra universitete evropiane. Së fundmi Cote d’Azur në Francë jep bursa për studentët që vijnë nga fakulteti i biznesit , ai i shkencave politike dhe jurdike.
Afro 200 studentë të universitetit “Aleksandër Mosiu” në Durrës kanë përfituar bursa studimi gjatë viteve të fundit në kuadër të programit Erasmus Plus që financohet nga Bashkimi Evropian. Para disa ditës ky universitet ka çelur aplikimet e reja. Studentët që përfitojnë nga bursat e akorduara nga universiteti francez janë nga fakulteti i biznesit dhe ai i shkencave politike dhe jurdike.
Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka nënshkruar marrëveshje me 5 universitete të huaja për dhënien e diplomave të dyfishta në Bachelor për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik si dhe Master për shkenca të administrimit publik.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




