Arbenit Xhemajli transferohet në Malajzi, prezantohet te Selangor FC

Abissnet Superiore | 3 muaj më parë

Tashmë është zyrtare: Arbenit Xhemajli transferohet në Malajzi, ku do të luajë për skuadrën Selangor FC. Zyrtarizimi i transferimit të mbrojtjësit është bërë në kanalet e klubit malajzian.

Më herët Egnatia falënderoi Xhemajlin për kontributin e dhënë, duke theksuar se Egnatia do të mbetej gjithmonë shtëpia e tij.

“Ka njerëz që nuk lënë vetëm gjurmë në fushë, por edhe në zemrat e të gjithëve që janë pjesë e klubit. Sot i themi faleminderit  Xhemajlit për çdo sakrificë, çdo betejë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar me fanellën e Egnatias.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri yt kanë qenë një shembull për të gjithë. Bashkë kemi përjetuar sfida, fitore, trofe dhe momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë.

Rrugët tona ndahen, por kontributi yt nuk do të harrohet kurrë. Të urojmë shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në kapitullin e ri të karrierës.

Faleminderit për gjithçka, Arbenit! Egnatia do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme