Argjentina ndalet në 36 ndeshje pa humbje, rekordi i mbetet Italisë

Humbja e pabesueshme e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Grupit C e bën Italinë të buzëqeshë më shumë. Humbja e papritur i Messit dhe shokëve të tij në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2022 në Katar ka ndërprerë në fakt serinë e tyre të ndeshjeve pa humbje në 36, e cila filloi në korrik 2019: rekordi për një përzgjedhje kombëtare mbetet si rrjedhim tek formacioni i Mancinit, i cili e ngjiti atë në 37 midis tetorit 2018 dhe shtatorit 2021.
Seria pozitive filloi me barazimin 1-1 kundër Ukrainës në një ndeshje miqësore dhe përfundoi dy vjet më vonë me eliminim kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Në mes, natyrisht, edhe triumfi në Euro 2020.
Megjithatë, Albiceleste mbetet i dyti në këtë renditje speciale, i ndjekur nga Algjeria e Belmadi (2018-2022), Brazili i Parreira dhe Zagallo(1993-1996) dhe Spanja e Aragones dhe Del Bosque(2007-2009), të gjitha me nga 35 ndeshje radhazi pa pësuar disfatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



