Argjentinë/ Pneumonia “misterioze” i merr jetën 3 personave! Nuk dihen shkaqet e sëmundjes

Botë | 4 vite më parë

Tre persona kanë humbur jetën këtë javë në Argjentinë nga një lloj i pashpjegueshëm i pneumonisë që ka prekur gjithsej nëntë persona deri më tani. Të gjitha rastet përqendrohen rreth një klinike mjekësore private në provincën veriperëndimore Tucuman.

Autoritetet thonë se kanë përjashtuar COVID dhe llojet e zakonshme të gripit. Në kërkim të shkakut po bëhen edhe teste në ujësjellësin lokal dhe kondicionerët.

Viktima e tretë ishte një grua 70-vjeçare e cila ishte shtruar në klinikë për një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët besojnë se ajo mund të ketë qenë “pacienti zero” për sëmundjen e frymëmarrjes. Të tjerët që janë sëmurë me sëmundjen e mushkërive ishin personeli mjekësor në qendër.

Kontaktet e tyre të ngushta janë nën monitorim, por asnjë nuk ka shfaqur simptoma deri më sot. Ministri i shëndetësisë së Tucuman, Luis Medina Ruiz tha të mërkurën se pacientët kishin “një gjendje të rëndë të frymëmarrjes me pneumoni dypalëshe shumë e ngjashme me Covid”.

Simptomat përfshinin temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe vështirësi në frymëmarrje. Organizata Shëndetësore Panamerikane po monitoron situatën së bashku me autoritetet shëndetësore të Argjentinës./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme