“Arjan Tase, nipi i tij”, Balla: Asnjë lidhje me individin! Të marrë dënim shembullor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgënjeshtruar lajmet e disa portaleve, të cilët shkruajnë se Arjan Tase që përplasi me skaf fëmijën 7-vjeçare është nipi i tij.
Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë ndërsa thekson që autori të marrë dënimin e merituar.
“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




