Armando Sadiku, lojtari i ri i Cartagena

Cartagena(liga e dytë spanjolle) ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku për t’iu bashkuar skuadrës për këtë sezon 2022-23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër.
Sulmuesi 31-vjeçar vjen nga radhët e Las Palmas, të Smartbank League, ku luajti në playoff-in e promovimit dhe shënoi 6 gola në 26 ndeshjet që luajti. Sadiku mbërrin në FC Cartagena për të veshur fanellën e katërt në futbollin spanjoll, pasi shërbeu në radhët e skuadrës Las Palmas, Malaga dhe Levante.
Futbollisti shqiptar karakterizohet si një lojtar zone që shquhet për aftësinë e tij për të punuar në të mirë të skuadrës, për guximin dhe karakterin e tij të fortë në fushë. Përveç kësaj, përkufizimi i tij në pozicionin e qendërsulmuesit e ka bërë atë gjatë karrierës së tij të shënojë gola në të gjitha skuadrat në të cilat ka luajtur, sezonet e tij më të mira ishin me Locarno(22 gola) dhe me FC Lugano(22 gola). Në paraqitjet e tij në Spanjë, sulmuesi shqiptar spikati në sezonin 2019-2020, duke shënuar 13 gola për Málaga në LaLiga SmartBank.
Në ditët në vijim Sadiku do të udhëtojë nga Shqipëria për t’iu bashkuar grupit të Luis Carrión në parasezonin që klubi po zhvillon në ambientet e La Manga Club.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




