Arrestimi i 3 të dyshuarve për vrasjen e Nikulajt, ministri Çuçi: Bashkëpunim në nivele të larta me palën britanike!

Aktualitet | 4 vite më parë

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi shprehu përgëzimet e tij pas njoftimeve për ndalimin në Londër të tre personave që dyshohet se janë implikuar në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak ditë më parë në Shëngjin.
Arrestimi i tyre është bërë falë zbulimit të vendndodhjes së tyre  nga policia shqiptare, nëpërmjet një oficeri të ndodhur atje.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, u shpreh Çuçi.
Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se kishte arritur zbardhjen e vrasjes dhe kishte shpallur në kërkim 6 autorë të dyshuar.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme