Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Gjiknuri: Akuzat trillime qesharake, Berisha nga rusofil bëhet rusofob për interesat personale

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të opozitës se ish zyrtari I FBI I arrestuar në SHBA është I lidhur me kryeministrin Edi Rama. Duke i cilësuar si trillime e përralla qesharake, Gjiknuri tha se këto fantazi bëhen nga Berisha, I cili nga rusofil mund të kthehet edhe në rusofob për interesat personale.
“Akuzat këtu janë qesharake. Na del një shqiptar me origjinë nga Tropoja, njohje e Sali Berishës, ish-mik i Azem Hajdarit, kushëri i Besnik Mustafajt etj që na lëvizka interesat e gjithë botës? Këto janë qesharake. Berisha nga rusofil kthehet në rusofob dhe çdo ngjarje botërore e lidh me Edi Ramën. Në themel ai mund të jetë rusofil dhe hiqet si rusofob se gjithçka e kthen në interesin e tij. Këto janë lidhje rastësore që nuk kanë lidhje fare me interesta e mëdha të Rusisë në Shqipëri dhe këto janë si I mbyturi që kapet pas degës kur e ka marrë rrjedha e lumit. Ky është shikimi im lidhur me këto janë përralla shqitare që bëhen qesharake”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri akuzoi opozitën se dhe përkthimin e dokumenteve të hetimti në anglisht e bëjnë gabim duke dezinformuar shqiptarët. Lidhur me kompaninë që oligarku rus do hapte në Shqipëri, Gjiknuri ironizoi duke thënë se “një peshkaqen i madh në botë nuk merret me kompanitë e luleshtrydheve në Divjakëk”.
“Komapnia që flitet është kompani publike, ku një pejsë të aksioenve e ka komapnia austriake dhe një pejsë oligarku në fjalë. Imagjinoni një oligark I lidhur me Putin na dilka që ka ardhur në Shqipëri për një serë luleshtrydhesh në Divjakë. Kjo kompani ka punuar në kohën e Berishës dhe në kohën e qeverisjes tonë dhe ka qenë një kompnai nga më të mëdhat inxhinierike në Shqipëri. Të bësh lidhje të tilla mund të shpiket nga mendje të tilla si Berisha. Edhe përkthimi nga aglisht e bëjnë si duan me dashje, në mënyrë të trashë, a thua se shqiptarët nuk dinë anglisht. Si mund t’I besosh mendjeve të tilla për fantazitë që kanë”, tha Gjiknuri.
Më herët edhe kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për lidhje me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonial, ku tha se ai është arrestuar për gjëra që nuk kanë lidhje me kryeministrin, pasi në të kundër hetimi i SHBA nuk do e kishte kursyer as atë.
Ish-zytari i FBI, Charles McGonigal u arrestua për korrupsion në Nju Jork, i akuzuar se i ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe nga një oligark rus. McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225 mijë dollarë.
Opozita akuzoi Ramën për lidhje me McGonigal, duke kërkuar që të nisin hetimet. Deputeti demokrat, Gazment Bardhi dorëzoi edhe një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e akuzon se ka paguar ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për të sajuar, sipas tij, lobimin e PD-së me paratë ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



