Arrestimi i Kokës, reagon kryeministri Rama: Çështje individuale, PS nuk është zyrë avokatie

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme për arrestimin e ish- ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Nëpërmjet një përgjigjeje të kthyer në rrjetet sociale ndaj një komëntuesi, Rama është shprehur se kjo është një çështje individuala, as partiake as kolektive. Nga ana tjetër, zoti Rama ka cituar se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatia.

“Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja thotë populli. Por që t’i përgjigjem thelbit të komentit tend, edhe impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve, që i kane hapur rrugën e shpëtimit afatgjatë nga ndotja e rëndë e plehrave zonës së Elbasanit, Tiranës e Fierit, gjithashtu, edhe Reforma në Drejtësi po se po, janë vepra të shumicës sonë qeverisëse, për të cilat unë jam e do të jem gjithnjë krenar. Kështu që euforia baltosëse e atyre që bëjnë politikë me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do mbetet, për arsye të ndalimit dje nga SPAKU të ish-ministrit te Mjedisit, nuk më bën asnjë përshtypje, sepse nga njëra anë investimi në Elbasan është aty, në sytë e të gjithëve e në bazë të kontrates tanimë ai është prone publike e bashkisë së Elbasanit, që do të shërbejë për të vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesinë, nuk është as cështje politike, as cështje partiake, as çështje kolektive, po çështje individuale. Ne nuk e kemi udhëhequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen në Drejtësi, si palë politike, po si forcë udhëheqëse politike e morale e shqiptarëve, pa dallim. Kështu që për mua e për Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e ditës së parë në detyrë: Cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të perballet vetë me drejtesinë! Dhe cilindoqoftë ndër ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet me drejtësine bashkë me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush ndër ne që ka punë me drejtesinë, nuk mund të jete pjesë e familjes sonë politike. Kaq. Kjo është Partia Socialiste. Ky jam unë miku im. Të pershendes“- shkruan Rama në rrjetet sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme