Arrestimi i politikanëve të korruptuar, Yuri Kim: Ky është vetëm fillimi! Institucionet të jenë të pavarura!

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. ” E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit”, tha Kim. Ajo theksoi se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi ndërsa theksoi se Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021. “Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re” tha Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim  ndersa mori  pjesë sot në një konferecë, ku në fokus është lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme