Arrestohen 2 kineze në Tiranë, dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira

Aktualitet | 6 muaj më parë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase kineze pasi dyshohet se ato dyshohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, policia ka finalizuar operacionin “Foleja 6” bazuar në informacionet e siguruara për një rast ushtrimi të prostitucionit, ku janë arrestuar dy shtetase kineze me inicialet H. W., 40 vjeç K. Sh., 38 vjeç.

Sipas policisë, ato dyshohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Gjithashtu, u nis procedimi penal ndaj 3 shtetasve të tjerë, si përfitues nga kjo veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si dhe 2 celularë.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 6”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kina.

Procedohen penalisht 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme