Arrestohet sulmuesi i Valencias, akuzohet për dhunë seksuale

Spanjë | 2 vite më parë

E pabesueshme ajo që ndodhi mbrëmë në Valencia. Siç raportohet nga “Onda Deportiva Valencia”, Rafa Mir u arrestua për sulm të dyshuar seksual pas një ankese të paraqitur të shtunën nga dy gra rreth 25 vjeç kundër sulmuesit të klubit spanjoll.

Ngjarjet do të kishin ndodhur në shtëpinë e qendërsulmuesit të huazuar nga Sevilla, por gjithçka mbetet për t’u sqaruar.

Vajzat kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa sulmuesi ka kaluar natën në qeli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme