ARRSH: Pastrohen inertet, qarkullim normal në aksin Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan
Sociale | 5 vite më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve në aksin Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan. ARRSH informon se inertet janë pastruar dhe qarkullimi në këto segmentet rrugore vijon normalisht. “Në segmentet, Skuraj-Burrel dhe Libonik-Lozhan ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve, të cilët janë pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
ARRSH informon po ashtu se “reshjet e shiut me intensitet të ulët mëngjesin e sotëm nuk kanë sjellë problematika për qarkullimin e mjeteve në të gjithë pjesën tjetër të territorit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




