Arsenali dhe Liverpuli nisin kampionatin me fitore

Angli | 2 vite më parë

Arsenali nuk gabon në shtëpi, mposht 2-0 Wolves dhe merr trepikëshin e parë në debutimin sezonal në kampionat. Havertz në pjesën e parë dhe Saka në të dytën firmosin këtë sukses të “topçinjve”.

Arne Slot debuton me fitore në krye të Liverpulit, pasi “të kuqtë” kanë triumfuar në transfertë përballë Ipswich Town me rezultatin 2-0.

Pas një pjese të parë të pa gola, miqtë zhbllokojnë ndeshjen me Diogo Jotën, ndërsa Salah shënon golin që vulosi fatin e takimit 5 minuta më vonë. Liverpul nis me këmbë të mbarë sezonin dhe merr tre pikët e para në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme