Arsenali, fitore me “5 yje”

Arsenali, triumf 5-1, rifiton vendin e tij në podiumin e renditjes së Premier League(vendi i tretë me 33 pikë) dhe kalon testin e Crystal Palace. Goli i Gabriel Jesus zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të dhe heshti Selhurst Park.
Megjithatë, përgjigja e Palace nuk vonoi me golin e barazimit të Sarr në minutën e 11-të. Topçinjtë shënuan menjëherë një tjetër gol tre minuta më vonë, sërish me Gabriel Jesus, dhe më pas krijojnë siguri para përfundimit të pjesës së parë, me Havertz që firmosi për 1-3 në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, golat e Gabriel Martinelli në minutën e 60-të dhe Rajs në të 84-ën mbyllën sfidën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




