Arsenali, fitore me aromë Champions

Angli | 5 vite më parë

Arsenali ka arritur të sigurojë tri pikë me shije Champions League, duke u ngjitur në vendin e katërt në Premier Ligë. Topçinjtë mundën 2-0 West Ham-in në një ndeshje emocionuese. Miqtë e kërkuan avantazhin me Fornals, ndërsa vendasit u përgjigjën me Tierney, i cili goditi shtyllën. Ndeshja u ndiz në pjesën e dytë dhe pas vetëm 3 minutash, Martinelli dërgoi topin në rrjetë 1-0.

Ndeshja u vendos në mesin e pjesës së dytë, kur Coufal mori kartonin e dytë të verdhë për një faull në zonën e rreptësisë: West Ham I mbetur me dhjetë lojtarë dhe një penallti për Arsenalin. Megjithatë, Lacazette përballë Fabianskit nuk arriti të dyfishojë. Topçinjtë e gjejnë zgjidhjen përfundimtare në minutën e 87-të, me Smith Rowe, që bën gjithçka në mënyrën e duhur për të vulosur 2-0. Me këtë sukses, Arsenali mposhti West Ham-in në lojë dhe për vendin e katërt, duke arritur në 29 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme