Arsenali në ankth, Saka largohet i dëmtuar nga grumbullimi i

Angli | 2 vite më parë

Siç ndodh shpesh, pushimi për ekipet kombëtare lë pas dëmtime që më pas duhet të përballojnë klubet. Një nga ‘viktimat’ e ditëve të fundit është Bukayo Saka, i cili pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve që Anglia humbi 2-1 ndaj Greqisë.

Siç konfirmohet nga Federata Angleze, anësori sulmues është larguar me efekt të menjëhershëm nga kampi i kombëtares për t’u rikthyer tek Arsenal.

Shkalla e dëmtimit të Sakës është ende e paqartë. Nuk ka gjasa që ai të mund të rikthehet për ndeshjen e parë pas pushimit, të planifikuar për të shtunën më 19 tetor kundër Bournemouth dhe e vlefshme për ndeshjen e 8-të të Premier League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme