Arsenali ringjallet me Jorginhon

Angli | 4 vite më parë

Arsenali ‘ringjallet’ nën udhëheqjen e Jorginho. Rikthim tek suksesi në fushën e Aston Villas (2-4) në ndeshjen e parë të javës së 24-të të Premier League për të besuarit e Artetës, të cilët nuk kishin fituar prej tri ndeshjesh (katër nëse shtojmë humbjen në FA Cup ndaj Cityt që mundi më pas ‘Topçinjtë’ edhe në ligë).

Jorginho(i cili u transferua nga Chelsea te Arsenal në janar) ishte titullar dhe vendimtar në minutën e 93-të kur rezultati ishte 2-2 (të zotët e shtëpisë në avantazh me Ëatkins në minutën e 5-të dhe më pas me Coutinho-n në minutën e 31-të, por u arritën në të dy rastet nga Saka në minutën e 16-të dhe më pas nga Zinchenko në minutën e 61-të) Mesfushori orkestroi autogolin e Dibu Martinez që më pas hapi rrugën për londinezët.

Goditja e Jorginho u përplas në traversë dhe më pas në kokën e kampionit të botës, portierit argjentinas për të përfunduar në rrjetë. Është goli që vendosi ndeshjen, me Aston Villa që më pas provoi gjithçka dhe në minutën e 98-të pëson edhe pokerin e kompletuar nga Martinelli në kundërsulm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme