Arsimi, shëndetësia e kultura, Rama zbulon të tjera marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë

Politikë | 5 vite më parë

I pranishëm në Turqi, ku po zhvillon një vizitë dyditore, kryeministri Rama ka bërë me dije të tjera marrëveshje bashkëpunimi. Me një postim në Facebook, Rama bën me dije se do të ketë bashkëpunime në shëndetësi, arsim, çështjen e strehimit social si dhe në kulturë e turizëm.

“Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

  • Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)
  • Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)
  • Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)
  • Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)”, shkruan Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme