Arsimtaret kërkojnë: Mamografia të përfshihet në Check-up, planifikim periodik të detyruar

Sociale | 4 vite më parë

Kanceri i gjirit nuk njeh profesion por në mesin e arsimtarëve janë jo pak gra që kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Shkollat  janë  institucionet me numrin më të lartë të femrave në vend, ndaj mësueset shprehen se nëse ky kontroll planifikohet të jetë periodik dhe i detyruar, ato do të nxiteshin më shumë drejt parandalimit.

Mësueset e shkollës “Skëndër Caci” në Tiranë janë mbledhur për të folur për kancerin e gjirit. Drejtoresha e kësaj shkolle Dorina Sulçe kujton se njëra prej kolegeve që humbi jetën nuk u dorëzua dhe dha mësim deri ditën e fundit.

Shkollat janë  institucionet me numrin më të lartë të femrave në vend, ndaj mësueset shprehen se nëse ky kontroll futet në check-up apo planifikohet falas një herë në vit për to, do i nxiste më shumë.

Të shqetësuara për numrin në rritje të sëmundshmërisë, mësueset i bëjnë pyetje të shumta personelit shëndetësor për shkaqet pse po shtohen rastet dhe si të kapin në kohë këtë sëmundje ndërsa kishte nga edhe nga ato që nuk ishin të rregullta në kontrolle duke besuar fort tek fakti që është një sëmundje genetike e nuk mund të prekeshin.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme