Aston Martin prezanton makinën e 2022

Në 10 shkurt 2022 Aston Martin do të prezantojë makinën e re që do të kokurrojë në Botërorin e Formula 1. Njëvendëshja do të quhet Amr22, ajo do të zbulohet nga pilotët e kofirmuar që nga sezoni i kaluar, Sebastian Vettel e Lance Stroll, gjatë një ceremonie që do të transmetohet në livestreaming nga Gaydon, shtëpia e Aston Martin Lagonda, shoqëri në pronësi të Laërence Stroll.
Për Aston Martin, marka e të cilit u rikthye në F1 si skuadër, pas një ndalese nga viti 1960, ky është sezoni i dytë radhazi me objektivin për të përmirësuar pozicionin jo të kënaqshëm në renditjen e botërorit 2021. Aston Martin u rendit në vendin e 7-të për konstruktorë, duke lënë pas vetëm Ëilliams, Alfa Romeo e Haas.
Motori do të jetë sërish nga Mercedes, ndërsa skuadra duhet të zgjedhë ende drejtuesin kryesor pas largimit të Szafnauer. Ora e prezantimit të makinës së re nuk është publikuar ende.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




