Aston Vila fiton, Zherard tallet me tifozët

Në një ndeshje të ekuilibruar në Premier Ligë, një goditje me kokë e Emi Buendia në kohën shtesë të pjesës së parë ishte vendimtare për Aston Vilën për të marrë tri pikët në fushën e Evërtonit. Por ndeshja ka patur dhe skena të shëmtuara, atje ku protagonistë kanë qenë disa nga tifozët e Evërtonit, të cilët janë përballur me disa nga lojtarët e Aston Vilës, mes të cilëve dhe ish-mbrojtësi i bluve, Lukas Dinje, i cili është goditur nga sendet e hedhura në “Godison Park”.
Fitorja e ka mbajtur Aston Vilën në gjysmën e parë të renditjes, ndëra rilindja e skuadrës nga Birmingemi nën udhëheqjen e Zherard vazhdon. Por lë Evërtonin në vështirësi të mëdha, ndërsa pas shpinës së kësaj skuadre vetëm tre pikë larg tashmë në vendin e shtatëmbëdhjetë është Noruiç.
Pas ndeshjes, Zherard është parë duke u tallur me tifozët e Evërtonit, që ishin në fushë, teksa i ka nxjerrë gjuhën sikurse kishte bërë më 2001, ndërsa në “Godison Park” shënonte një nga golat e Liverpulit në fitoren 3-1 ndaj bluve. Një derb memorial i përballjeve mes Evërtonit dhe Liverpulit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




