Atalanta-Dortmund, Kovac: Kemi një avantazh, por…

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, foli për Sky Sport në prag të ndeshjes së kthimit play off në Ligën e Kampionëve me Atalantën. Kujtojmë që në ndeshjen e parë skuadra gjermane fitoi me rezultatin 2-0. “Duam ta fillojmë ashtu siç e përfunduam ndeshjen e parë. Kemi një avantazh të vogël, por nuk duam të pushojmë mbi dafina. Emre Can dhe Schlotterbeck janë dy liderë, ata do të sjellin shumë energji përpara një jave kaq të rëndësishme (përballja e fundjavës me Bayern)”.
Lidhur me Mane, Reggiani dhe Inacio, lojtarët e rinj italianë që luajnë aktualisht për Dortmundin, Kovac u përgjigj: “Ekipi kombëtar italian mund t’i shijojë ata. Mane do të jetë jashtë për shkak të dëmtimit. Jam i lumtur dhe po ndjek zhvillimin e tyre”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




