Atentat ish-presidentit Donald Trump – RTSH 24, transmetim maratonë me Alban Dudushin

Aktualitet | 2 vite më parë

Ndërkohë që paneli i emisionit sportive 3D diskutonte për evropian, në studio mbërriti lajmi për atentatin ndaj kandidatit për president Donald Trump.

Alban Dudushi, më pas, do të vijonte me një maratonë në RTSH 24 që për dy orë e gjysmë do të sillte lajmet më të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam 6 vite që jetoj në SHBA dhe kam pasur rastin që të jetojë në presidencën e Trump dhe Biden. Vendi është realisht në një kaos shoqëror, në një ndasi që nuk e ka parë asnjë amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndarja ka, por kjo është një ndarje në dy skaje shumë të largëta me njëra tjetrën”, tha Granit Perzhita.

Doran Vojka, po nga Amerika, rrëfen se prej vitit ’60 nuk dëgjohen lajme të tilla.

“Kishte që në vitet 1960 që nuk dëgjonim lajme të tilla. Ishte lajm i trishtë por jo i papritur do thoja unë. Ka pasur një nxehje të jashtëzakonshme të luftës në garën për president”, tha ai

E ndërsa Doran Vojka po fliste nga Amerika, presidenti Xho Bajden, mbajti konferencën e parë pas atentatit ndaj Donald Trump. Dhe nuk vonoi statusi i Donald Trump, që u lexua direkt nga gazetari Dudushi.

Raportimi nga Nju Jorku, nuk do të mungonte në këtë maratonë që zgjati maratonë deri në agim, gazetari Denion Ndrenika.

“Hetimet janë në kërkim të gjetjes së fajësisë në përpjek për të vrarë ish presidentin. E gjithë kjo sipas të gjitha informacioneve është për shkak të një gjende që është krijuar rreth garës për president dhe polemikave të krijuara”, u shpreh Ndrenika.

78-vjeçari Donald Trump sapo kishte nisur fjalimin e tij kur u dëgjuan të shtëna, ku një plumb i kaloi në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Ky atentat, vjen pak dite para Konventës Kombëtare Republikane ku Donald Trump pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Gazetare: Melisa Shameti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme