Atentati në Malësinë e Madhe, arrestohet pas disa orësh autori. Ishte fshehur në zonën e Tamarës

Aktualitet | 2 vite më parë

Pas më shumë se tre orë kërkimesh dhe negociatash për dorëzim, policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë Lul Rakajn, i cili mëngjesin e 15 shtatorit ka plagosur më armë zjarri dy persona.

Pas plagosjes së Besmir Qofit dhe Avenir Hasanajt në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë, autori u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e zjarri dhe ishte fshehur në zonën e ballkonit të Tamarës.

Policia e Shkodër dhe  dy grupe të Forcave RENEA bënë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi të tij.

Autori nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me reshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot  të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, ku autori e ka fshehur pas rrethimit nga policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij kësaj ngjarje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme