Atletico dhuron spektakël, “poker” ndaj Barcelonës

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Atlético Madrid fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në Ëanda Metropolitano, skuadra e Simeones mposhti Barcelonën 4-0, duke siguruar një epërsi që i jep siguri përpara ndeshjes së kthimit (e planifikuar për 3 mars).

Të katër golat erdhën në pjesën e parë: në minutën e 6-të, Joan García, i shpërqendruar nga pasimi prapa i Eric García-s, e la topin të fluturonte në rrjetë. Griezmann (14′) dhe Lookman (33′) më pas shënuan me gjuajtje të sakta.

Rezultati përfundimtar 4-0 erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë me goditjen e Julián Alvarez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme