Atletico, kritika e pabesueshme e Simeones: Ja kush nuk po jep

Cholo Simeone bëri autokritikë gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Elche të planifikuar në Ëanda Metropolitano. Çuditërisht, në fakt, trajneri i Atletico Madridit e drejtoi gishtin drejt vetes duke analizuar se kush mund të kishte dhënë më shumë në këtë pjesë të parë të sezonit.
Ylli Joao Felix, për të cilin flitet shumë edhe në treg, është tema e parë e prekur nga Diego Simeone: “Ka një marrëdhënie të mirë pune. Që kur kam qenë në këtë klub, nuk kam reshtur kurrë së kërkuari më të mirën për ekipin, përtej disa dallimeve mes njerëzve, sepse nuk mund të biem dakord për gjithçka. Deri në ditën e fundit, lojtarët dhe unë do të japim maksimumin”.
“Ajo që ka rëndësi për mua është skuadra dhe Joao Felix është i rëndësishëm për ekipin. Nëse ai kalon atë që pamë në Kupën e Botës, do të jetë shumë e rëndësishme. Ka kualitet dhe talent, skuadra ka nevojë për cilësitë e tij”. Simeone nuk komenton zërat për një lamtumirë të mundshme të portugezit: “Nuk ka asnjë konfirmim për largimin e tij, jetoj nga dita në ditë dhe përpiqem të zgjidh situatat dhe rrethanat me të cilat duhet të përballem. Mundohem të fitoj ndeshjen, që është gjëjamë e rëndësishme”.
Pasi hodhi poshtë temën e nxehtë, Simeone fokusohet edhe tek vetja: “Kemi një skuadër të madhe, katër lojtarë në finalen e Botërorit, ndoshta ai që nuk po jep maksimumin është trajneri. Ne kemi një ekip të madh. Unë jam ai që duhet të përmirësohem në mënyrë që ata të mund të rrisin nivelin e tyre në La Liga. Janë pak a shumë të njëjtët emra që kanë fituar kampionatin, me përjashtim të Trippier dhe Suarez. Janë Correa, Carrasco, Joao, Giménez. Le të shtojmë Griezmann. Trajneri është ai që po dështon më shumë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




