Atletico Madrid “ndëshkon” tifozët e saj, klubi nuk shet më bileta

Spanjë | 2 vite më parë

Pas sanksioneve të fundit të vendosura ndaj Atleticos së Madridit, klubi spanjoll  ka vendosur të marrë masa drastike ndaj tifozëve të tij.

Sanksionet, të cilat përfshijnë mbylljen e sektorit ku qëndrojnë tifozët ultras për tre ndeshje në shtëpi, gjobë totale prej 240 mijë eurosh dhe ndalimin e shitjes së biletave për pjesën si miq në një ndeshje jashtë fushe në Champions League, kanë shtyrë drejtuesit të reagojnë me vendosmëri.

Në një shënim zyrtar, Atletico Madrid njoftoi se asnjë biletë nuk do t’u shitet mbajtësve të biletave sezonale për pesë ndeshjet e ardhshme jashtë fushe skuadrës së Diego Simeones. Ky vendim u motivua nga dëshira për t’iu përgjigjur me rigorozitet “sanksioneve të rënda të marra ditët e fundit pas disa incidenteve për të cilat ishte përgjegjës një pakicë tifozësh”.

Klubi bardhekuq ka sqaruar se, megjithëse shumica e tifozëve sillen në mënyrë shembullore, veprimet e disave kanë sjellë pasoja të rënda për të gjithë komunitetin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme