Atletico Madrid pushton San Mames

Pas pesë vitesh, Atletico Madrid triumfon në San Mames: 1-0 përballë Athletic Bilbao nën shenjën e Griezmann dhe Reinildo, vendimtarë në mbrojtje. Pak emocione në pjesën e parë, shumë të bllokuara dhe me mbrojtjet në fuqi. Mundësia e parë është për Athletic, i shtyrë nga nxehtësia e San Mames: Iñaki Ëilliams shfaqet përpaera Oblak, por pa mundur të shënojë. Nga ana tjetër, Atletico e sheh të anuluar avantazhin në të 10′: Morata shënon, duke kaluar Unai Simon, por ka pasur një faull të mëparshëm ndaj Yeray. Ritmi është i lartë, por nuk ka raste të tjera, ku Bilbao ka më së shumti posedim të topit.
Kështu shkojmë në pushim me 0-0, që nuk zgjat: në 47′ Morata i shërben Griezmann, i cili ndëshkon baskët dhe firmos golin e 100-të me Colchoneros. 1-0 Atleticon dhe festa për Griezmann, i sapo shkëputur përfundimisht nga Barcelona me një zbritje të madhe për Madridin. Simeone humbet Oblak, lëndohet sërish pas një përplasje me Berenguer dhe rrezikon shumë: Grbic i sapofutur shpëton rastet e Raul Garcias dhe Inigo Martinez. Reinildo kujdeset edhe për mbrojtjen e portës së Atletico-s, me tre ndërhyrje të çuditshme që i lejojnë të vendosë firmën për fitoren. Simeone kalon kështu në vendin e tretë dhe -3 nga Reali e Barcelona, në prag të El Clasico.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




