Atletik Bilbao-Real Madrid, sonte në RTSH Sport

Spanjë | 5 vite më parë

Pasi ka njohur të mërkurën dy gjysmëfinalistet e para, veprimtaria më e vjetër e futbollit spanjoll, Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, luan sonte edhe dy duelet e tjera të çerekfinaleve. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Valencia ka mposhtur Kadizin 2-1, duke siguruar vendin midis 4 më të mirave të kësaj veprimtarie, ashtu siç ka bërë edhe Rajo Vajekano, që ka mposhtur minimalisht Majorkën.

Duhet theksuar se 8 të skuadrat që patën mbërritur në çerekfinale militojnë në nivelin më të lartë të kampionatit spanjoll të futbollit dhe një çift i baraspeshuar është ai midis Real Sociedadit të vendit të 5-të dhe Real Betisit të vendit të 3-të. Takimi midis tyre luhet duke nisur nga ora 20:00, ndërsa duke nisur nga ora 21:30 luhet përballja padyshim më e spikatur e çerekfinaleve, midis Atletik Bilbaos dhe Realit të Madridit. Baskët u hakmorën për humbjen sezonin e shkuar përballë Barcelonës, duke i eliminuar të enjten në mbrëmje katalanët, pas fitores 3-2 në shtesë, ndërsa edhe Reali për t’u kualifikuar me përmbysje përballë Elçes.

Në fakt, ky duel është një përsëritje e finales së Superkupës së Spanjës, ku Reali i Madridit triumfoi ndaj Bilbaos me shifrat 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Pikërisht, autori i njërit prej këtyre golave, kapiteni Karim Benzema, do të mungojë për madrilenët në duelin e sotëm, por trajneri Karlo Ançeloti ka deklaruar se skuadra e tij është gati për këtë sfidë. Takimet e çerekfinaleve, që do të zhvillon si deri më tani, me një përballje të vetme.

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme