Atletiko zhgënjen me Valencian: nga 3-1, në 3-3

Spanjë | 5 vite më parë

Atletico Madrid nuk është në gjendje të mbajë ritmin për titull: i nënshtrohet një rikthimi sensacional në Valencia dhe largohen nga kreu i La Ligës. Pas një goditjeje të ulët nga një kënd i ngushtë nga Carrasco që prek shtyllën, colchoneros kalojnë në avantazh në Mestalla në minutën e 35: Filtri i Correas për Suarez, i cili hyn në zonë në të majtë, djeg kundërshtarin direkt dhe finalizon saktësisht. Topi që puth shtyllën dhe futet ngadalë në rrjetë, për 0-1.

Djemtë e Simeones e meritojnë avantazhin në pjesën e parë, por e humbën atë menjëherë në fillimin e pjesës së dytë: veprim i zgjatur nga vendasit, krosi i Guillamon-it më pas goditi Savic dhe përfundoi në rrjetë. Megjithatë, as koha për të marrë frymë dhe Atletico kaloi në avantazh në minutën e 58-të: Griezmann rikuperon topin në mesfushë, fluturon në kundërsulm dhe nga jashtë zonës shkarkon një raketë në cepin e shtyllave, duke mposhtur Cilessen.

Të besuarit e Simeone kalojnë në 1-3 në minutën e 62-të: trokitje e lehtë e Vrsaljkos pas refuzimit të Cillessen në goditjen e Suarez nga afër. Megjithatë, në shtesë vendasit arritën të bëjnë çmenduri, duke barazuar rezultatin. Një gol i mrekullueshëm në minutën e 92-të të të sapofuturit Hugo Duro dhe kompletim i dopietës në minutën e 96-të me një goditje me kokë nga gjuajtja e lirë e Guedez. Valencia, në frymën e fundit, ngjitet në 17 pikë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme