Atraksionet turistike të Shkodrës – Shkodra jo më vetëm qytet tranzit, destinacion gjithëvjetor

Sociale | 3 vite më parë

Turizmi këtë vit ka nisur më herët në Shkodër. Këtë e dëshmon edhe interesi i rritur i vizitorëve pranë zyrës së informimit në qendër të qytetit. Pikat më të preferuara krahas bregdetit mbeten alpet, por edhe turizmi muzeal.

“Atraksionet që të ofron Shkodra në fakt janë të shumëllojshme. Ata për të cilët interesohen më shumë turistët mbeten alpet shqiptare por nuk mbetet prapa edhe qyteti me muzetë e ndryshme, me liqenin e Shkodrës, me kalanë e Rozafës të cilat mbeten gjithmonë pika të pëlqyera nga turistët e huaj”, tha Rina Xhuxha, punonjëse ne zyrën e Informimit Turistik, Shkodër.

Risi përgjatë 2 viteve të fundit është fakti se tashmë Shkodra nuk është një vend tranzit por një qendër turizmi edhe në qytet ku  turistët qëndrojnë disa ditë.

“Kjo është një risi sepse fal vëmendjes së shtuar të bashkisë Shkodër vit pas viti përkundrejt promovimit për atraksionet kundrejt promovimit për Shkodrën, kemi turistë me vend qëndrimi me 2-3 netë në Shkodër. Nëse më parë kishim persona që na pyesnin vetëm për orarin e autobusit për në Mal të Zi, tashmë kemi persona që dëshirojnë të kalojnë 2-3 netë në Shkodër”, tha Rina Xhuxha.

Shkodra ofron gjithçka, duke nisur që nga turizmi muzeal me element të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, det, Liqen dhe vetëm 2 orë larg tyre alpet me bukuritë e magjishme. Të gjitha këto pritet të kthejnë Shkodrën në një atraksion gjithëvjetor turistik.

Gazetare: N.Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme