Aurela e puthi kur ishte 4 vjeç, aktori shqiptar në Greqi: I thashë mamasë mos ma laj faqen për 100 vjet

Fest 62 ka pasur edhe një episod mjaft të këndshëm mes këngëtares së famshme, Aurela Gaçe dhe aktorit të famshëm grek me orgjinë shqiptare, Nikos Gelia.
Historia ishte shumë pikante. Kur Nikos ishte 4 vjeç, kishte shkuar bashkë me familjen për të ndjekur një koncert të Aurela Gaçes. Pas koncertit mamaja e Nikosit e ngre në skenë dhe merr një puthje nga Aurela.
“Këtë faqe që më puthi Aurela mos ma laj për 100 vjet”, i kishte thënë Nikos të jëmës.
Dialogu në skenë mes Aurelës dhe Nikosit
Nikos- Para 29 vitesh, kur ti ishe në skenë dhe po këndoje, unë isha 3- 4 vjeç. Mamaja më ngriti në skenë, erdha të përqafova, dhe ti dhe një puthje.
Aurela- Ta jap prapë?
Nikos- Pse jo (përqafohen). I thashë mamasë s’do më lash faqen për 100 vjet.
Aurela- Tani je rritur, je bërë burrë.
Nikos- Kështu e ka jeta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




