Australi, test të detyrueshëm Covid-19 për ata që udhëtojnë nga Kina

Udhëtarëve nga Kina në Australi do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ të koronavirusit pas mbërritjes në vend, nga e enjtja, 5 janar, ka njoftuar ministri australian i Shëndetësisë Mark Butler.
Australia ndjek hapat e disa vendeve të tjera ku kufizime të ngjashme janë shpallur së fundmi. Masa po merret si masë paraprake, shpjegoi zoti Butler.
Një dispozitë identike u njoftua të shtunën (31/12) nga qeveria e Kanadasë, nga 5 janari për tridhjetë ditë. Koreja e Jugut , Spanja dhe Franca iu bashkuan numrit në rritje të vendeve, përfshirë veçanërisht SHBA- në dhe Indinë , që e kanë bërë të detyrueshme për udhëtarët nga Kina kryerjen e testeve negative për koronavirusin .
Shpërthimi i numrit të infektimeve me virus në Kinë pas përfundimit të papritur të politikës “zero COVID” në fillim të dhjetorit po shkakton shqetësim në rritje ndërkombëtarisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




