Australia do të rihapë kufijtë nga 21 shkurti

Australia ka bërë të ditur se do të rihapë kufijtë e saj për turistët e vaksinuar dhe personave të tjerë që kanë vizë për në atë vend, hera e parë që një gjë e tillë ndodh në gati dy vitet e fundit.
“Nëse ke marrë dy doza vaksine, ne mezi presim t’ju kemi sërish këtu”, – u shpreh Kryeministri australian Scott Morrison.
Rihapja e kufijve, e cila do të fillojë në datën 21 shkurt do të jetë një lajm i shumëpritur nga shumë sektorë, mes të cilëve dhe arsimi ndërkombëtar. Australia ka zbatuar ndër kontrollet me të rrepta kufitare në botë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në mars të 2020-ës, qeveria mbylli kufijtë. Kjo bëri që shumë të huaj të mos kishin mundësi të hynin në atë vend. Por që nga dhjetori i shkuar, disa student të huaj dhe migrantë punëtorë të kualifikuar u lejuan të hynin në atë vend.
Ndërkohë, udhëtarët e pavaksinuar të cilët kanë një arsye mjekësore që nuk vaksinohen sërish do t’u duhet të aplikojnë për t’u përjashtuar nga rregulli i vaksinimit dhe nëse arrijnë të kualifikohen sërish do t’u duhet të karantinohen në një hotel.
Në Australi, deri tani janë raportuar më shumë se 2.7 milionë raste me koronavirus dhe 4,248 raste vdekjesh nga shkaqe të lidhura me Covid-19. Rreth 80 për qind e popullsisë ka bërë të paktën dy doza vaksine.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




