Australia fillon pastrimin e peshqve pas ngordhjes masive

Një pastrim masiv është duke u zhvilluar në Australi pasi miliona peshq ngordhën në një lumë në Uellsin e Ri Jugor perëndimor.
Peshqit do të pastrohen nga “zonat me densitet të lartë”, por nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjithë, thotë policia.
Por ajo siguroi banorët vendas se furnizimi me ujë vazhdon të jetë “i cilësisë së lartë”.
Vdekjet mendohet se janë shkaktuar nga nivelet e ulëta të oksigjenit në lumë pas një vale të nxehtë të javëve të fundit.
Një qendër emergjente është ngritur në qytetin Menindee për të koordinuar reagimin dhe monitoruar e cilësisë së ujit në vend.
Vdekjet u shkaktuan nga uji duke shkaktuar hipoksi, një fenomen natyral që shkakton nivele jashtëzakonisht të ulëta të oksigjenit, tha policia.
Ngjarja e fundit pason një tjetër ngordhje masive të peshkut në të njëjtën zonë që ndodhi në kushte të ngjashme në vitin 2018 cotin BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




