Australian Open: Djokovic në çerekfinale, eliminohet Tsitsipas

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Novak Djokovic dominon ndeshjen përballë francezit Adrian Mannarino, fiton pastër me rezultatin 3-0 (6-0, 6-0, 6-3) dhe kualifikohet në fazën çerekfinale të turneut Australian Open për herë të 14-të në karrierë.

Pas këtij suksesi, Djokovic barazon rekordin e mbajtur nga Roger Federer, pasi arrin të kualifikohet për herë të 58-të në fazën çerekfinale të një turneu Slam.  

Të martën serbi do të përballet në çerekfinale me amerikanin Taylor Fritz, që eliminoi grekun Stefanos Tsitsipas, duke triumfuar në sfidën me finalistin e vitit të kaluar me rezultatin 3-1.

Kualifikohet mes tetë më të mirëve të turneut Australian Open edhe italiani Jannik Sinner, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 (6-4, 7-5, 6-4) rusin Karen Khachanov.   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme